BIBL

BOROZANI/Lis Dorambari
Asnjë kundërshtim
20 April, 2013 @19:58
Në mbledhjen e Bordit të Ligës Ballkanike sot Kosova nuk ka pasur asnjë kundërshtar, gjatë marrjes së vendimit për pranim.
“Kërkesa jonë për pranim nuk është kundërshtuar nga asnjë delegat nga Federatat pjesëmarrëse aty,” ka thënë Nazmi Paçarada, që gjindet në Bullgari aktualisht, ku u morr vendimi për pranim të Kosovës në Ligën Ballkanike (BIBL).
“Kemi pasur mbështjetje nga të gjithë delegatët, por posaçërisht dua të theksoj atë të Malit të Zi, Popovic. Në ndërkohë jemi takuar me të gjithë të pranishmit, zyrtarët e Federatëve, të ligës si dhe Lubomir Kotlebanë, përfaqësuesin e lartë të FIBA-së,” ka njoftuar Paçarada.
Në ndërkohë, përfaqësuesve të FBK-së në Samokov të Bullgarisë i ka shoqëruar dhe i ka dhënë mbështetje me prezencën e tij edhe ambasdori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba.