Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Miller sjell fitoren

REUTERS/Rick Wilking

Miller sjell fitoren


21 April, 2013 @10:05

Lojtari Andre Miller, i tregoi Golden State Warriorsit, se sa është e rëndësishme përvoja në këtë lojë. Përvoja shumëvjeçare e Millerit, ia solli fitoren e parë të Denver Nuggetsit në Play Off. Ai, me gjakëftohtësi i shfrytëzoi sekondat e fundit të ndeshjes, i cili në fund depërtoi dhe shënoi pikët vendimtare për skuadrën e tij.

Ndeshja përfundoi me rezultat 97-95, heroi i natës ishte pa dyshim Andre Miller, i cili luajti me 28 pikë e 5 asistime, ndërsa në anën tjetër Klay Thompson ishte më i miri me 22 pikë.

Tani rezultati në seri është 1-0 për Denverin, ndeshja e radhës do të luhet me 23 prill përsëri në Pepsi Center të Denverit.



REZULTATI:

Denver Nuggets - Golden State Warriors 97-95 1-0 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA