Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULLS

Barazojnë demat

REUTERS/Shannon Stapleton

Barazojnë demat


23 April, 2013 @10:38

Chicago Bulls, arriti një fitore shumë të rëndësishme në Play Off. Ata e mposhtën Brooklynin në ndeshjen e dytë me rezultat 90-82 në Barclays Center.

Edhepse, demat kanë një mungesë shumë të madhe si Derrick Rose, ata janë duke luftuar deri në minutën e fundit dhe këtë e treguan edhe gjatë ndeshjes së sotshme. Luol Deng ishte më i miri prej Bullsave, i cili luajti 42 minuta dhe shënoi 15 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa në anën tjetër, te Netsat, Brook Lopez shkëlqeu me 21 pikë e 5 kërcime, të cilët shërbyen vetëm për statistikë.

Tani rezultati në seri është i barabartë 1-1. Ndeshja e radhës do të luhet me 25 prill në Chicago.

Skema



REZULTATI:

Brooklyn Nets - Chicago Bulls 82-90 1-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA