Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Luftëtari Curry sjell fitoren

REUTERS/Rick Wilking

Luftëtari Curry sjell fitoren


24 April, 2013 @10:25

Golden State Warriors e kanë arsyetuar emrin e ekipit kësaj radhe. Ylli i luftëtarëve, Stephen Curry me double-double prej 30 pikëve dhe 13 asistimeve ka qenë më meritori në fitoren e skuadrës së tij ndaj Denver Nuggets, 117-131. 

Curry i shtoi edhe 5 kërcime dhe 3 topa të vjedhur statistikave të tija në fitoren e madhe si mysafir. 

Përveç tij, edhe Jarrett Jack u dallua sot për Golden State, duke arritur shifrat prej 26 pikëve, 7 asistimeve dhe 3 kërcimeve. 

Ty Lawson e Corey Brewer me nga 19 pikë, si dhe Andre Miller e Andre Iguodala me nga 18 sosh për Denverin, nuk arritën të ndalin performancën fantastike të Golden State dhe kështu humbën ndeshjen si vendas që do të mund t’iu kushtojë shumë. 

Dy ndeshjet e radhës Golden State i luan si vendas. 

Skema e ndeshjeve.



NBA PLAY-OFFS

Denver Nuggets - Golden State Warriors 117-131 1-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA