KNICKS-CELTICS

REUTERS/Mike Segar
Carmelo qetëson Bostonin
24 April, 2013 @10:06
Skuadra e New Yorkut edhe njëherë është treguar e fortë për Bostonin, duke i mposhtur në ndeshjen e dytë të serisë 87-71.
Carmelo Anthony ka qenë i pandalshëm për keltët, duke shënuar 34 pikë dhe regjistruar 4 kërcime e një asistim.
Në fakt Boston në pjesën e parë të ndeshjes ishte më i mirë kur doli në skenë Paul Pierce, që shënoi në përgjithësi 18 pikë dhe Jeff Green 10 sosh, por pjesa e dytë ishte dominuese për vendasit, të cilët në saje të Melos, nuk lanë mundësi për befasi.
NBA PLAY-OFFS
New York Knicks - Boston Celtics | 87-71 | 2-0 në seri |