Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEAT - BUCKS

Miami, pa problem

REUTERS/Joe Skipper

Miami, pa problem


24 April, 2013 @9:47

Miami Heat ka vazhduar pa kurrëfare problemi me fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Milwaukee Bucksit, duke e mposhtur 98-86. 

Dwyane Wade shënoi 21 pikë në fitoren e dytë të Miamit në seri. Lebron James doli në pah në çerekun e katërt për të këputur shpresat e Bucksit. James luajti me 19 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime sot. 

Pesë basketbollistë të Miamit përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore, duke përfshirë këtu edhe Ray Allen dhe Chris Andersen me nga 10 pikë të shënuara si rezervistë. 

Në anën tjetër te ekipi humbës u dallua turku, Ersan Ilyasova me 21 pikë, derisa Mike Dunleavy me 16 sosh si rezervistë ishte gjithashtu në mesin e të dalluarve te skuadra humbëse. 

Skema e Play-Offit.



NBA PLAY-OFFS

Miami Heat - Milwaukee Bucks 98-86 2-0 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA