Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Barça në Final Four

euroleague

Barça në Final Four


25 April, 2013 @23:38

Regal Barcelona ka bërë një hap të madh drejt trofeut të Euroleague sonte. Ata kanë arritur që të mposhtin grekët e Panathinaikosit 64-53, në palestrën Blaugrana, për të kaluar në Final Fourin e Londrës. 

Dy nga arsyet kryesore të fitores së katalonsve ishin, kërcimet dhe shutat nga jashtë. Grekët kanë qenë katastrofal në gjuajtje nga distanca sonte, ku kanë shënuar vetëm një nga 16 tentime për tre pikë. 

Njëri ndër basketbollistët më të mirë europian, Juan Carlos Navarro ka qenë edhe sonte më i miri në ekipin e tij, duke shënuar 15 pikë, derisa Marcelinho Huertas ka shtuar 10 e Nate Jaëai nëntë të tjera. 

Te grekët u dalluan Stephane Lasme me 16 dhe Jonas Maciulis me 9 pikë në humbjen e tyre. 

Regal Barcelona tash do të ndeshet me Real Madridin në gjysmëfinalen e Final Fourit të Londrës. 

Skema e garës



EUROLEAGUE, SONTE:

Barcelona Regal - Panathinaikos 64-53

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague