THUNDER

REUTERS/Bill Waugh
Oklahoma rrezikon, por fiton
25 April, 2013 @8:54
Oklahoma City Thunder humbi epërsinë 15 pikëshe për të rënë në disavantazh ndaj Houston Rockets, në ndeshjen e dytë të serisë të zhvilluar në Chesapeake Energy Arena të Oklahoma City.
Por, në fund në skenë doli ylli i tyre, Kevin Durant, i cili sikurse edhe Russel ëestbrook - shënuan nga 29 pikë për të regjistruar fitoren e dytë ndaj raketave, 105-102.
Te skuadra mysafire, James Harden kishte natë fantastike. Ai shënoi double-double prej 36 pikëve dhe 11 kërcimeve, të cilat nuk mjaftuan për fitoren e raketave si mysafir.
Jeremy Lin është lënduar gjatë pjesës së parë dhe nuk u kthye në pjesën e dytë për lojë ndaj Thunder dhe pritet t’i mungojë raketave në ndeshjen e tretë të serisë.
Skema e ndeshjeve dhe fitoret.
Video
Bllokimi
Ibaka bllokon Asik.
NBA PLAY-OFFS
Oklahoma City Thunder - Houston Rockets | 105-102 | 2-0 në seri |