GRIZZLIES

REUTERS/Lance Murphey
Arushat kthehen në lojë
26 April, 2013 @9:09
Arrushat e Memphisit në ndeshjen e parë në palestrën e tyre FedEx Forum dhe të tretën të serisë kanë shënuar fitore ndaj Los Angeles Clippers, 94-82.
Skuadra nga Memphisi gjatë ndeshjes ka bërë atë që e di më së miri, topin në zonë te lojtari i tyre i madh dhe mbrojtja e jashtëzakonshme. Kjo rezultoi me fitoren e parë të tyre në Play-Off.
Zach Randolph dhe Marc Gasol shënuan së bashku 43 pikë dhe 19 kërcime për fitoren e parë ndaj ekipit hollivudian.
Në anën tjetër te Clippers, më i miri ishte Blake Griffin me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.
Edhe ndeshja e katërt e serisë luhet në Memphis, të cilët presin të barazojnë tani rezultatin e serisë.
Skema e Play-Offit me rezultatet aktuale në seri.
Video
Fitorja e parë e Memphisit në Play-Off
Çastet kyqe të ndeshjes
NBA PLAY-OFFS
Memphis Grizzlies - Los Angeles Clippers | 94-82 | 1-2 në seri |