BULLS

REUTERS/Jim Young
Bulls merr avantazhin e serisë
26 April, 2013 @10:03
Chicago ka arritur të shënojë fitore të madhe në United Center ndaj Brooklyn Nets, 79-76. Duke e mbajtur kundërshtarin larg koshit gjatë kohës më të madhe në ndeshje, Bulls, arriti të durojë në fund sulmet e Nets për të shënuar fitoren që ua jep avantazhin në seri.
Më i miri te demat ishte Carlos Boozer me 22 pikë dhe 16 kërcime. Ai bashkë me Luol Dengun, që gjithashtu regjistroi dyshifror të dyfishtë, prej 21 pikëve dhe 10 kërcimeve ishin kryesorët në fitoren e Chicagos. Përveç dyshes së përmendur vetëm edhe Kirk Heinrich arriti të shënojë pikë dyshifrore duke regjistruar 12 sosh.
Te skuadra kundërshtare, që humbi avantazhin në seri prej 1-0 në 1-2, Brook Lopez, u dallua me 22 pikë. Edhe ndeshja e radhës luhet në Chicago.
Video
Ngulitje monstruoze
Shikoni ngulitjen monstruoze të Taj Gibson në ndeshjen e sotme ndaj Brooklyn Nets
NBA PLAY-OFFS
Chicago Bulls - Brooklyn Nets | 79-76 | 2-1 në seri |