MEROVCI

BOROZANI/Erdis Driza
Të motivuar maksimalisht
26 April, 2013 @11:56
Në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës, sot do të përballen dy skuadrat më në formë të basketbollit kosovar, Sigkos Bashkimi dhe Peja.
Për ndeshjen që do të zhvillohet në palestrën Sezai Surroi në Prizren dhe që pritet të ketë atmosferë të flaktë, për Borozani.com ka folur basketbollisti i Sigkos Bashkimit, Mustafë Merovci.
“Do të jetë një lojë e barabartë. Ne jemi të motivuar maksimalisht për këtë ndeshje, duke pasur parasysh që do të luajmë në terrenin tonë,” tha Merovci.
“Kemi punuar gjatë tërë javës për këtë lojë dhe me ndihmën e tifozëve besoj që do të arrijmë të triumfojmë, pasi që ata janë lojtari ynë i gjashtë në fushë,” përfundoi alo qendra e Bashkimit.
Takimi gjysmëfinal ndërmjet Sigkos Bashkimit dhe Pejës do të fillojë nga ora 20:15, ndërsa fituesi i këtij dueli do të takohet të dielën në finale me Sigal Prishtinën.