NUGGETS

REUTERS/Rick Wilking
Denver “Warriors”
1 May, 2013 @10:15
Denver Nuggets, po lufton me mish e me shpirt, për ta vazhduar serinë. Në ndeshjen e pestë, arriti ta mposht Golden State Warriorsin me rezultat 107-100.
Andre Iguodala, shkëlqeu me 25 pikë, 12 kërcime e 7 asistime, ku u ndihmua edhe nga Ty Lawson me 19 pikë e 10 asistime. Ndërsa në anën tjetër Harrison Barnes, luajti me 23 pikë e 9 kërcime.
Denver për t’u mos eliminuar, duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura. Ndeshja e radhës do të luhet me 2 maj në Oracle Arena të Golden State.
Video
Ngulitja e Kenneth Faried
REZULTATI:
Denver Nuggets - Golden State Warriors | 107-100 | 2-3 në seri |