MEMPHIS

REUTERS/Lucy Nicholson
Pranvera zgjon arinjtë
1 May, 2013 @9:34
Arushat e Memphisit, pas dy humbjeve, vendosën që të zgjohen nga gjumi, ku dhe arritën ta kthjenë serinë në favor të tyre. Në ndeshjen e pestë të serisë, që u zhvillua në Staples Center, Memphisi e regjistroi fitoren e tretë me radhë kundër Clippersit.
Në humbjen e Clippersit, ndikoi edhe mungesa e Blake Griffinit, i cili u lëndua në çerekun e tretë, ku luajti gjatë ndeshjes vetëm 19-të minuta. Këtë Memphisi, e shfrytëzoi maksimalisht, ku dominoi Zach Randolph në trapez dhe ndeshja përfundoi me rezultat 103-93.
Randolph shkëlqeu me 25 pikë e 11 kërcime, ndërsa Marc Gasol luajti me 21 pikë e 8 kërcime. Në anën tjetër, Chris Paul i cili luajti me 35 pikë, u detyrua vetëm ta shikonte fitoren e grizllive.
Ndeshja e radhës do të luhet në FedExForum të Memphisit, me 3 maj. Rezultati në seri është 3-2 për arushat, të cilët i duhen vetëm edhe një fitore për ta përfunduar serinë.
Video
Jerryp Bayless duke shënuar në përfundim të çerekut
REZULTATI:
Los Angeles Clippers - Memphis Grizzlies | 93-103 | 2-3 në seri |