HOUSTON

REUTERS/Bill Waugh
Raketa në akcion
2 May, 2013 @10:23
Lojtarët e Houstonit, nuk po dëshirojnë ta përfundojnë stinorin kaq herët. Ata përsëri e mposhtën nënkampionin Oklahoma, me rezultat 107-100 në Chesapeake Energy Arena.
Më i miri tek Houstoni, ishte ish lojtari i Oklahoma-së James Harden, i cili luajti me 31 pikë e 8 kërcime, gjithashtu edhe turku Omer Asik ishte i disponuar për ndeshje, ku shënoi 21 pikë e 11 kërcime.
Në anën tjetër, mungesa e Russel Westbrookut, është duke detyruar që të luaj më shumë Kevin Durant. Ai, në këtë ndeshje luajti 44 minuta, ku shkëlqeu me 36 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, por nuk mjaftuan për fitore.
Tani rezultati në seri është 3-2 për Oklahomën, ndeshja e radhës do të luhet me 3 maj në Toyota Center të Houstonit.
Video
31 pikët e James Hardenit
REZULTATI:
Oklahoma City Thunder - Houston Rockets | 100-107 | 3-2 në seri |