Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BROOKLYN

Nuk e lëshuan serinë

REUTERS/Jim Young

Nuk e lëshuan serinë


3 May, 2013 @12:07

Në duelin Brooklyn Nets - Chicago Bulls, çdo gjë do të caktohet në ndeshjen e fundit të serisë. Brooklyn, i cili arriti ta mposht kundërshtarin në ndeshjen e gjashtë me rezultat 95-92, e dërgoi serinë në ndeshjen e shtatë.

Humbja e demave, erdhi nga mungesat që i kishin si: Luol Deng, Derrick Rose e Kirk Hinrich, gjë që disa lojtarë u detyruan të luajnë më shumë. Rookie, Jimmy Butler, luajti 48 minuta i cili nuk pushoi fare gjatë ndeshjes, por nuk mjaftoi për fitore.

Tek Brooklyn Nets, Deron Williams, Brook Lopez dhe Joe Johnson, luajtën me nga 17 pikë secili, duke kontribuuar në triumfin e skuadrës së tyre. Ndërsa në anën tjetër italiani Marco Belinelli, i cili qëndroi në parket për 46 minuta, shënoi 22 pikë e 7 asitime, ishte më i miri tek Chicago.

Ndeshja e fundit e serisë, do të luhet me 4 maj në Barclays Center. Fituesi, do të përballet më Miami Heatin në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Skema e Play Offit


Video

Përmbledhja e ndeshjeve




REZULTATI:

Chicago Bulls - Brooklyn Nets 92-95 3-3 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA