WARRIORS

REUTERS/Robert Galbraith
Luftëtarët në gjysmëfinale
3 May, 2013 @10:03
Atmosfera e vitit 2007, është kthyer përsëri në Golden State. Luftëtarët në vitin 2007, arritën ta eliminojnë Dallas Mavericksin, ku e kishin përfunduar stinorin në vendin e parë të Konferencës Perëndimore, por ishin eliminuar nga Utah Jazz në gjysmëfinale.
Tani, i njejti sukses po përsëritet në këtë stinor. Ata e eliminuan Denver Nuggetsin, pas gjashtë ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm 4-2. Në ndeshjen e fundit, tek luftëtarët shkëlqeu Stephen Curry me 22 pikë e 8 asistime, ndërsa në anën tjetër Andre Iguodala u dallua me 24 pikë e 9 kërcime.
Në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, Golden State Warriors, do të përballet me San Antonio Spursin.
Video
Performanca e Stephen Curryt në çerekun e tretë
REZULTATI:
Golden State Warriors - Denver Nuggets | 92-88 | 4-2 në seri |