PLAY OFF
BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Peja, patjetër titullin
4 May, 2013 @10:58
Liderja e kampionatit të rregullt dhe finalistja e Kupës së Kosovës, Peja, do të përballet nesër në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Play-Offit, ndaj befasisë së kampionatit, RTV 21.
Skuadra e verdhë nga Peja, që filloi kampionatin furishëm dhe dukej se do të jetë e pandalshme deri në fund të stinorit, disi e uli marshin e shpejtësisë. Pas humbjeve të pësuara nga Sigkos Bashkimi dhe RTV 21 si mysafir në kampionat, ekipi i Rudolf Jugos, nuk shihet si arrë e fortë nga kundërshtarët e saj.
Mirëpo, nëse Dardan Berishës ia don pak - Peja përsëri do të jetë ajo e vjetra dhe nuk do të ketë njeri që do ta mund ta ndalë. Ndeshja finale e mirë e qendrës amerikane, Cyril Awere, gjithashtu impresionon para Play-Offit.
Ndërsa lëndimet dhe minutazhat e ulëta për dy qendrat më me përvojë kosovare, Blerim Mazreku dhe Ersid Ljuca, pritet të shihen se si do të zgjidhen nga kroati Jugo.
Në anën tjetër, trajneri i RTV 21, Adin Adinovic, ka përcjellë të gjitha ndeshjet e Pejës në Final Four të Kupës - duke analizuar mirë edhe statistikat e tyre dhe minutazhën. Me treshen Brandon Roberson, Kendrick Jones dhe Ersan Ozseven, Teleboysat do të bëjnë gjithçka për të vazhduar me befasi.
Por, se sa do të jenë ata të aftë që t’i bëjnë ballë Pejës, e cila në Karagaç nuk din çka është humbja. Kurse në numrin e madh të lojtarëve që kanë në bankën rezervë të zëvendësojnë çdokë - gjasat e RTV 21 duken të jenë shumë të vogla.
BKT SUPERLIGA - PLAYOFF - DUELI 1
E diel 20:15 Karagaç - Pejë | Peja - RTV 21 | Gjyqtarë: F. Kurshumliu, A. Rifati dhe D. Mehmeti |
BILANCI I KËTIJ STINORI:
1 | Peja ka mposhtur tre herë RTV 21-shin gjatë këtij stinori në katër ndeshje të zvhilluara. |