KAMZA

Kamza shkruan historinë
1 May, 2013 @10:51
Dominimi pesë vjeçar i Tiranës në basketbollin shqiptar ka marrë fund. Kampione e re e Shqipërisë është shpallur skuadra Kamza Basket, e cila për herë të parë në historinë e saj e shijoi këtë gëzim.
Në finalen e playoffit Kamza arriti që ta mposhtë Vllazninë e Shkodrës me rezultat të përgjithshëm 3-0, ndërsa titullin e parë në histori kamzalinjtë e ngritën pas fitores së mbrëmshme që përfundoi me epërsi prej 27 pikëve, pranë rezultatit 81-54.
Vllaznia, e cila drejtohet nga trajneri i mirënjohur, Bledar Gjeçaj, nuk kishte forcën e duhur në serinë finale për ta mposhtur së paku njëherë skuadrën e Kamzës, e cila në krye me Endrit Hysenagollin, Erkand Karajn dhe kapitenin Afrim Bilalli ishte e pandalshme në palestrën sportive të Bathores që ishte e mbushur përplot.
Rezultatet e serisë finale
Ndeshja e parë | Kamza Basket - Vllaznia | 90 - 76 | |
Ndeshja e dytë | Vllaznia - Kamza Basket | 71 -76 | |
Ndeshja e tretë | Kamza Basket - Vllaznia | 81 - 54 |