TELEBOYS

Roberson serioz
9 May, 2013 @18:35
Organizatori amerikan i RTV 21, Brandon Roberson, ka filluar të bëhet gati për kundërshtarin, tre orë para ndeshjes.
Ai ka postuar këtë fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet duke ushtruar tre orë para ndeshjes së sontme me Pejën.
RTV 21 përveç tjerash do të debutojë sonte në palestrën e re të tyre, 1 Tetori, që cilësohet si njëra ndër më modernet në Kosovë, pas renovimit nga ky klub.
RTV 21 ka humbur ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Play Offit ndaj Pejës në Karagaç dhe sonte ka rastin që të barazojë rezultatin, përndryshe do të përfundojë stinori për ata.