PLAY OFF
BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Rasti i fundit, nesër!
8 May, 2013 @15:44
RTV 21, që padyshim ka qenë befasia e stinorit është mposhtur nga lideri i BKT Superligës Peja në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-Offit.
Ndeshja që luhet nesër në Prishtinë, do të jetë rasti i fundit për Teleboysat për të përshkruar forcën e tyre. Nesër ekipi i Adin Adinovicit që filloi vrullshëm stinorin pranveror do të ketë edhe një mundësi të tregohet.
Kendrick Jones, i cili me kohë hyri në formë të jashtëzakonshme duke e fituar edhe çmimin e basketbollistit të muajit të fundit, prill, pritet të shpërthejë nesër bashkë me dyshen tjetër të huaj, Brandon Roberson dhe Ersan Ozseven.
Në anën tjetër, Peja nuk dëshiron që të zgjasë më shumë këtë muhabet dhe e kërkon finalen shpejtë-e-shpejtë ashtu që të përgatitet sa më mirë për kundërshtarin e radhës dhe titullin e shumëkërkuar.
PLAY-OFF GJYSMËFINALJA (NDESHJA E DYTË)
20:15 1 Tetori - Prishtinë | RTV 21 - Peja | (0-1) Ndeshjet në seri | Gjyqtarë: M. Gashi, A. Rifati dhe Xh. Mumini |