Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIA

Çereku i tretë, vendimtar

BOROZANI/Erdis Driza

Çereku i tretë, vendimtar


8 May, 2013 @23:38

Sigkos Bashkimi ka arritur që të shënojë fitore të madhe ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Play-Offit dhe tani finalisti do të vendoset në ndeshjen e tretë përfundimtare që do të luhet në fundjavë në Prishtinë. 

Prizrenasit dallimin kryesor në ndeshje e kanë bërë në çerekun e tretë, atëherë kur zakonisht Sigal Prishtina është më e fortë. Në këtë çerek portkallët dominuan plotësisht duke fituar me 11 pikë epërsi e që në fund të ndeshjes, kjo epërsi doli të jetë vendimtare për të qenë fitues i ndeshjes. 

Fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina, edhe pse në çerekun e fundit dërrmoi Bashkimin, gabimet e shumta në fund nga të dyja palët, sa për shkak të lodhjes, sa për shkak të rëndësisë së ndeshjes - bënë fitues Bashkimin në fund. 

Në fakt ekipi i Ahmet Kandemirit hyri në çerekun e fundit me një seri prej 10-0, por prizrenasit u kthjellën shpejtë me një seri prej 5-0 që nivelizoi gjithçka në fund. 

Organizatori amerikan, Kejuan Johnson, ka qenë koshashënuesi më i mirë te prizrenasit. Johnson shënoi 18 pikë dhe i ndihmoi shokëve të skuadrës me tetë asistime. Përveç tij, pikë dyshifrore shënuan edhe qendra amerikane, Mark Dawson, që regjistroi double-double prej 13 pikëve dhe 11 kërcimeve, pastaj Muhamed Hasani 13 pikë dhe Rokas Uzas 12 pikë. 

Në anën tjetër te Sigal Prishtina u dalluan vëllezërit Rugova, ku Fisniku regjistroi double-double prej 20 pikëve dhe 14 kërcimeve, derisa Graniti shënoi 16 pikë. 

Sa i përket gjuajtjeve për tre pikë Muhamed Hasani ka shënuar sonte tre herë jashtë vijës 6.75 metra, ndërsa Rokas Uzas dy herë - e te Prishtina vetëm Granit Rgova ka shënuar mbi një treshe - dy herë. 

Sigkos Bashkimi tash ka barazuar serinë gjysmëfinale në 1-1 dhe ndeshja që do të përcaktojë finalistin do të luhet në Prishtinë, ku pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.

Skema e Play-Offit



PLAY OFF - GJYSMËFINALJA - NDESHJA II

Sigkos Bashkimi - Sigal Prishtina 66-62 (18-16, 21-21, 21-10 dhe 6-15) Rrjedha sipas çerekëve 1-1 (Rezultati në seri)


STATISTIKAT INDIVIDUALE TË BASHKIMIT:

1 Kejuan Johnson 18 pikë 8 asistime 5 kërcime
2 Mark Dawson 13 pikë 1 bllokadë 11 kërcime
3 Muhamed Hasani 13 pikë 1 asistim 1 kërcim
4 Rokas Uzas 12 pikë 1 asistim 5 kërcime
5 Mustafë Merovci 6 pikë 1 asistim 2 kërcime
6 Valentin Spaqi 2 pikë 1 kërcim
7 Qëndrim Biraj 2 pikë


STATISTIKAT INDIVIDUALE TË PRISHTINËS:

1 Fisnik Rugova 20 pikë 3 asistime 14 kërcime
2 Granit Rugova 16 pikë 1 asistim 1 kërcim
3 Edmond Azemi 15 pikë 3 asistime 5 kërcime
4 Akida McLain 8 pikë 3 kërcime
5 Fahri Breca 3 pikë 5 asistime 3 kërcime
6 Hekuran Binxhia 1 asistim

PLAY OFF

Bashkimi s’dorëzohet

FBK Superliga

Bashkimi s’dorëzohet

08/05/13 @ 22:20

PLAY OFF

Rasti i fundit, nesër!

FBK Superliga

Rasti i fundit, nesër!

08/05/13 @ 15:44

PLAY OFF

A do të ketë revansh?!

FBK Superliga

A do të ketë revansh?!

07/05/13 @ 15:07

KARAGAÇI

S’ka vend për befasi!

FBK Superliga

S’ka vend për befasi!

05/05/13 @ 22:04

PRISHTINA

Hapi i parë nga Prishtina

FBK Superliga

Hapi i parë nga Prishtina

05/05/13 @ 20:10

PLAY OFF

Sot nis maratona për titull!

FBK Superliga

Sot nis maratona për titull!

05/05/13 @ 11:46

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga