PRISHTINA

BOROZANI/ Erdis Driza
Hapi i parë nga Prishtina
5 May, 2013 @20:10
Në ndeshjen e cila ishte e barabartë në dy çerekët e parë, diferenca filloi të bëhet në çerekun e tretë me epërsinë e Sigal Prishtinës, ku më i dalluari me lojë ishte amerikani Akida McLain.
Skuadra e Sigkos Bashkimit në këtë pjesëlojë e humbi qendrën e saj, Mark Dawson, i cili u largua nga ndeshja me 5 gabime personale.
Në çerekun e katërt prizrenasit i mbau në këmbë kapiteni Valentin Spaqi, i cili shënoi 3 trepikësha, por loja më e qetë e prishtinasve solli edhe fitoren e parë të serisë gjysmëfinale.
Për Sigal Prishtinën në këtë ndeshje nuk u paraqit fare qendra Julian Terrell, i cili kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes finale të Kupës së Kosovës javën e kaluar.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Akida McLain i Sigal Prishtinës me 28 pikë, kurse te Sigkos Bashkimi më i dalluar ishte Kejuan Johnson me 22 pikë.
Rezultati
Sigal Prishtina - Sigkos Bashkimi | 76 - 67 | Rezultati i serisë: 1-0 |
Koshashënuesit e Sigal Prishtinës
1 | Akida McLain | 28 pikë | ||
2 | Fahri Breca | 18 pikë | ||
3 | Edmond Azemi | 10 pikë | ||
4 | Fisnik Rugova | 9 pikë | ||
5 | Granit Rugova | 6 pikë | ||
6 | Hekuran Binxhija | 2 pikë | ||
7 | Adnan Mustafa | 2 pikë | ||
8 | Besnik Podvorica | 1 pikë |
Koshashënuesit e Sigkos Bashkimit
1 | Kejuan Johnson | 22 pikë | ||
2 | Valentin Spaqi | 13 pikë | ||
3 | Mark Dawson | 12 pikë | ||
4 | Muhamed Hasani | 11 pikë | ||
5 | Mustafë Merovci | 7 pikë | ||
6 | Rokas Uzas | 1 pikë | ||
7 | Qëndrim Biraj | 1 pikë |