Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOKS

Në evropian dhe në dy turne ndërkombëtare

Në evropian dhe në dy turne ndërkombëtare


7 March, 2022 @11:28

Federata e Boksit të Kosovës ka bërë të ditur se boksierët e rinj dhe të reja të Kosovës do të jenë të angazhuar në disa turne në javët në vijim.

Kështu, prej 7 deri më 12 mars turneu memorial ndërkombëtar Emil Jechev në Sofje të Bullgarisë do t’i presë dy boksierë të Kosovës. Dior Berisha -71kg. dhe Taulant Jakupi -86kg.

Pastaj, prej datës 8 deri më 14 mars në Budva të Malit të Zi mbahet turneu Adriatic Pearl, ku Kosovën e përfaqësojnë një boksiere dhe tri boksierë. Alnera Brahimi -75kg., Dion Konushevci -57kg., Planet Berisha 60kg. dhe Donat Syla +92kg.

Ndërkaq në Kampionatin Evropian U22 që mbahet në Poreç të Kroacisë prej datës 11 deri më 24 mars pjesëmarrës do të jenë tre boksierë: Bashkim Bajoku -54kg., Shpëtim Bajoku -67kg. dhe Remzo Mustafiç -86kg.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera