Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

F1

Një 18-vjeçar fiton Çmimin e Madh të Spanjës

Një 18-vjeçar fiton Çmimin e Madh të Spanjës


15 May, 2016 @16:00

Në një nga garat më emocionuese të sezonit, Max Verstappen i habiti të gjithë sot duke bërë të vetin vendin më të lartë në podium në Barcelonë. Ai tashmë është hollandezi i parë që fiton një garë, për më tepër ai theu rekordin që mbahej nga Vettel si piloti më i ri që fiton një garë.

Edhe i ati i fituesit të sotëm ka qënë pilot në Formula 1, është ngjitur edhe në podium, por nuk ka arritur kurrë të fitojë një garë. Sot, i biri bëri krenar, jo vetëm babain, por të gjithë kombin.

Gara e sotme u parashikua e lehtë për Mercedesin, por për shkak të një egoje personale të pilotëve, skuadra gjermane e mbylli garën qe në sekondat e para.

Bashkë me hollandezin, në podium u ngjitën edhe dy pilotët e Ferrarit, Raikonnen në vend të dytë dhe Vettel në tëtretin.

Dy nga favoritët e garës, Luis Hamilton dhe Nico Rosberg, e përfunduan herë garën, pasi pësuan ndeshje në mes veti në fillim të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports