Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHALLENGE CUP, RAUNDI I TRETË KUALIFIKUES

Një gol eliminoi Prishtinën

Fotografi e përbashkët e Çelikut dhe Prishtinës para ndeshjes.

Një gol eliminoi Prishtinën


29 November, 2015 @20:48

Prishtina është mposhtur sot nga Çeliku në Zenicë të Bosnjes e Hercegovinës me rezultat 23-21, për t’u eliminuar nga garat e mëtutjeshme të Challenge Cup

Ekipi boshnjak ka fituar me dy gola epërsi këtë ndeshje, derisa Prishtina kishte fituar dje me një gol epërsi dhe me rezultat të përgjithshëm 51-50 ekipi boshnjak vazhdon garat në Europë. 

Në ndeshjen e sontme, hendbollisti më efikas i Prishtinës ka qenë Florim Hoxha me 7 gola të shënuar, derisa Oltion Beshiri ka shënuar 5 të tjera, derisa u dallua edhe portieri Edon Gashi me 13 intervenime në portën bardhekaltër. 

Te ekipi fitues, Edin Bajramovic dhe Aldin Begacic kanë shënuar nga 6, derisa Mirza Dervencic e Dervish Birdahic nga 3. 

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka thënë se, “arsyeja kryesore e humbjes së ekipit ka qenë lodhja nga rruga e stërgjatur deri në Zenicë, ndërsa vendasve i ka uruar suksese në vazhdim të garave.” 

Në anën tjetër, trajneri i Çelikut, Senad Skopljak, ka thënë se, “Prishtina i ka befasuar me cilësinë dhe tek sot kanë kuptuar që mbi 6 lojtarë të ekipit bardhekaltër janë pjesë e reprezentacionit të Kosovës, që tregon cilësinë e tyre.” 


Video




FAKTE:

Prishtina në marrëveshje me Çelikun ka pranuar që të dyja ndeshjet e raundit të tretë kualifikues në Challenge Cup t'i zhvillojë në Bosnje për shkak të arsyeve financiare.
Prishtina dje luajti si vendas dhe fitoi 29-28. Ndërsa sot ishte mysafire ku u mposht 23-21. Me rezultat të përgjithshëm 51-50, Çeliku shkon tutje.
Prishtina ka udhëtuar mbi një ditë pa u ndalë për në Zenicë, pasi që së pari janë kthyer nga doganierët serb për të vazhduar hyrjen në Bosnje nga kufiri malazez.


Golashënuesit e Çelikut

1 Edin Bajramovic 6 gola
2 Aldin Begagic 6 gola
3 Mirza Devrencic 3 gola
4 Dervis Birdahic 3 gola
5 Edvin Begovic 2 gola
6 Milan Duvnjak 2 gola
7 Nermin Mujanovic 1 gol


Golashënuesit e Prishtinës

1 Florim Hoxha 7 gola
2 Oltion Beshiri 6 gola
3 Kushtrim Kastrati 3 gola
4 Ylber Mjeku 2 gola
5 Lindrit Fetahu 2 gola
6 Beni Syla 1 gol

 
Të gjitha lajmet nga