XHUDO
Nora mposhtet, e mbyll pa medalje
27 August, 2019 @12:30
Pa medalje e ka mbyllur Botërorin e Tokios Nora Gjakova.
Xhudistja pejane, e cila garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, në luftë për medaljen e bronztë u mposht nga francezja Sarah Cysique, për ta mbyllur kështu këtë Botëror pa medalje të fituar, mirëpo me paraqitje të shkëlqyera deri në fund.
Kujtojmë që deri më tash Kosova në këtë Botëror ka fituar dy medalje, me Majlinda Kelmendin e Distria Krasniqin që u stolisën me të bronzta ditët e kaluara.