Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VOLEJBOLL

Orari i Kosovës për kualifikimet e Evropianit në volejboll

Orari i Kosovës për kualifikimet e Evropianit në volejboll


27 April, 2021 @15:37

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave gjatë muajit maj do t’i zhvillojë tri ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, EuroVolley 2021.

Vashat dardane gjenden në Grupin D, së bashku me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

Ndeshjet zhvillohen në dy faza në formë të grupeve, ku faza e parë do të luhet më 7-9 maj në Podgoricë të Malit të Zi, ndërsa faza e dytë do të luhet më 13-15 maj në Nitra të Sllovakisë.

Orari i ndeshjeve:
7 maj, Mali i Zi - Kosova
8 maj, Sllovakia - Kosova
9 maj, Kosova - Finlanda
13 maj, Finlanda - Kosova
14 maj, Kosova - Sllovakia
15 maj, Kosova - Mali i Zi


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera