Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI PËR GJYSMËFINALE!

Pas çerekfinaleve shorti i gjysmëfinales, Trepça e Prishtina nuk mund të takohen aty!

Foto: FBK

Pas çerekfinaleve shorti i gjysmëfinales, Trepça e Prishtina nuk mund të takohen aty!


8 September, 2024 @20:14

Derisa po luhet ndeshja e fundit e çerekfinales së Superkupës së Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Yllit në “Sezai Surroi” sonte, menjëherë pas ndeshjes pritet të mbahet shorti për duelet gjysmëfinale.

Kjo, pasi që sipas Propozicioneve të Garave për edicionin 2024/25 është theksuar se fituesi i titulli kampion të Kosovës dhe finalisti i Kupës së Kosovës nuk mund të takohen, pos finales!

Neni 11.1.3 i PG-së thekson decidivisht kështu: Para fillimit të edicionit garues 2024/25 do të zhvillohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës në formë të turneut me pjesëmarrjen e tetë skuadrave të Superligës. Turneu do të zhvillohet në vendin ku e përcakton me vendim Bordi i FBK-së. Sistemi i zhvillimit të ndeshjeve të Superkupës do jetë sipas renditjes përfundimtare të edicionit 2023-2024, ku kampioni i Kosovës (KB Trepça) dhe finalisti i Kupës së Kosovës (KB Sigal Prishtina) do të ndeshen vetëm nëse arrijnë të kualifikohen në finale.

Me këtë lihet të kuptohet se Prishtina do të mund të ketë kundërshtarë në gjysmëfinale Pejën ose fituesin e ndeshjes Bashkimi/Ylli. Njëjtë sikurse Trepça. Derisa Peja me fituesin e Bashkimi/Ylli do të mund të shortohen me secilin gjysmëfinalist tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga