PEJA - PRIZRENI

Peja fiton derbin, përkohësisht ngritet në krye
7 October, 2021 @19:04
Në ndeshjen hapëse të xhiros së pestë në Superligë, Peja e mposhti Prizrenin me rezultat 89-82, në Karagaç.
Peja e nisi ndeshjen më mirë në çerekun e parë ku e përfundoi me rezultat 26-17.
Këndellja e Prizrenit nuk u vonua dhe shënoi 32 pikë e pësoi 17 nga Peja dhe e morri epërsinë pas 20 minutave lojë (43-49).
Edhe çereku i tretë i takoi Prizrenit (59-62), kurse në çerekun e fundit, mbrojtja e Prizrenit nuk funksionojë. Prizrenasit kanë humbur 20 topa në mënyrë ekipore dhe kjo ndikoi në humbjen e ndeshjes.
Dardan Berisha ishte më i dalluari me 29 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, kurse u ndihmua edhe nga Henrik Sirko me 15 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.
Te Prizreni u veçuan Ty Nichols me 34 pikë, 6 asistime e 5 kërcime dhe Courtney Fells me double-double prej 15 pikëve e 10 kërcimeve.
Peja me një ndeshje më shumë ngritet në krye të tabelës me bilanc prej 4 fitoreve e vetëm 1 humbje deri më tani, kurse Prizreni ka 3 fitore e 2 humbje.
Në xhiron tjetër Peja do të përballet me Dritën, kurse Prizreni luan derbin lokal me Bashkimin.