TRANSFERET

Përfundon afati kalimtar në hendboll
20 January, 2015 @19:59
Ka përfunduar afati kalimtar në hendboll, që mund të thuhet se nuk ishte edhe aq i begatshëm sikur jemi mësuar ta shohim.
Skuadra e Prishtinës, e cila është njëra prej kandidateve për titull, së bashku me Kosovën e Vushtrrisë janë dy skuadrat me më së shumti kërkesa të paraqitura për regjistrim.
Prishtina ka paraqitur hendbollistët Kushtrim Kastrati, Alban Dobroshi dhe Vladimir Stankovic, që të tre nga konkurentja e drejtpërdrejtë për titull, Besa Famiglia, derisa Kosovës së Vushtrrisë i janë bashkuar treshja nga Samadrexha, Egzon Ademi, Alban Bunjaku dhe Arben Karaqa.
Kampionja vjeshtore, Besa Famiglia, ka paraqitur për regjistrim vetëm hendbollistin e Prishtinës, Egzon Gjuka.
Në konkurrencën e femrave më e përforcuara është skuadra e Dritës, me 6 hendbolliste, ndërsa Kosova e Vushtrrisë është bindshëm më e dobësuara pasi nga kjo skuadër janë larguar 8 hendbolliste.
Sipas Rregullores së FHK-së për regjistrim të lojtarëve, klubet dhe lojtarët kanë 5 ditë afat për t’i kompletuar aplikacionet për t’u marr më pas vendimi definitiv nga Komisioni.
Kërkesat për regjistrim të hendbollistëve
1 | Emri i lojtari | Skuadra paraprake | Skuadra e re | |
2 | Egzon Gjuka | Prishtina | Besa Famiglia | |
3 | Deniz Terziqi | Prishtina | Samadrexha | |
4 | Arbër Sylejmani | Drita | Zhegra | |
5 | Gëzim Misini | Drita | Zhegra | |
6 | Kushtrim Kastrati | Besa Famiglia | Prishtina | |
7 | Egzon Ademi | Samadrexha | Kosova | |
8 | Alban Bunjaku | Samadrexha | Kosova | |
9 | Arben Karaqa | Samadrexha | Kosova | |
10 | Alban Dobroshi | Besa Famiglia | Prishtina | |
11 | Vladimir Stankovic | Besa Famiglia | Prishtina | |
12 | Shpëtim Arifi | Prishtina | Vjosa |
Kërkesat për regjistrim të hendbollisteve
1 | Emri i lojtares | Skuadra paraprake | Skuadra e re | |
2 | Minire Bytyqi | Prizreni | Shqiponja | |
3 | Ramize Rexhepi | Prizreni | Shqiponja | |
4 | Albesa Berisha | Vëllaznimi | Shqiponja | |
5 | Mimoza Xhemaili | Kosova | Drita | |
6 | Kaltrina Ramabaja | Kosova | Drita | |
7 | Saranda Klaiqi | Kosova | Drita | |
8 | Mihane Kqiku | Kosova | Drita | |
9 | Albulena Kelmendi | Kosova | Drita | |
10 | Albulena Basha | Kosova | Drita | |
11 | Majlinda Basholli | Kosova | Samadrexha | |
12 | Albulena Salihu | Kosova | Samadrexha |