Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURNE STUDENTOR

Përsëri kampionë

Përsëri kampionë


26 May, 2013 @17:55

Një grup i studentëve të cilët po studiojnë në Turqi, për herë të dytë rresht janë shpallur kampion në turneun ndërkombëtar të futbollit të vogël, turne ky i cili organizohet çdo vjet në Stamboll dhe garojnë përfaqësueset nga mbarë bota.

Kosovarët të cilët ishin në Grupin C së bashku me Senegalin, Shqipërinë, Afganistanin dhe Pakistanin, arritën të përfundojnë në vendin e parë me pikë maksimale duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Në çerekfinale Kosova u përballë me Bosnjën, e cila ishte njëra prej favoriteve kryesore për ta fituar këtë turne, mirëpo megjithëse me mund të madh, në fund kosovarët i mposhtën edhe boshnjakët dhe atë me rezultat minimal 1-0.

Kundërshtarët e gjysmëfinales ishin përfaqësuesit ujgurë nga Kina veriperëndimore. Ekipi kosovar i cili ishte në disavantazh 0-3 dhe më pas 4-6, vetëm pas vazhdimeve arriti të shënojë fitore me rezultat 7-6 dhe të kualifikohet në finale, për ta mposhtur më pas edhe Malin e Zi me rezultat 3-1 dhe për t’u shpallur kampion i këtij turneu.

Përveç tjerash, edhe çmimi i portierit dhe golashënuesit më të mirë të turneut shkoi në adresë të Kosovës. Elvedin Tokay u shpall portieri më i mirë, derisa Skifter Veliu u bë golashënuesi më i mirë i turneut me 22 gola të shënuara.

Në ndeshjen finale djelmoshat kosovarë u përkrahën edhe nga drejtori i qendrës kulturore në Turqi, Kamil Bytyqi dhe konsulli i Republikës së Kosovës në Turqi, Rrahim Morina, i cili në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhuroi një plaketë mirënjohjeje.



Rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës në turneun ndërkombëtar të Stambollit

Ndeshje grupore Kosova - Senegali 3-0 (rezultat zyrtar)
Ndeshje grupore Kosova - Shqipëria 22-0
Ndeshje grupore Kosova - Afganistani 9-2
Ndeshje grupore Kosova - Pakistani 3-0 (rezultat zyrtar)
Çerekfinale Kosova - Bosnja 1-0
Gjysmëfinale Kosova - Ujguri 7-6
Finale Kosova - Mali Zi 3-1

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera