Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PINGPONG

Priping organizon turne të pingpongut me pjesëmarrje të hapur

Priping organizon turne të pingpongut me pjesëmarrje të hapur


4 February, 2021 @14:53

Klubi i pingpongut Priping me datën 21 shkurt organizon turneun e hapur “Prishtina 2021 TABLE TENNIS Tournament” i cili do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Në këtë turne mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të sfidojnë vetën në lojën e pingpongut. Turneu “Prishtina 2021 TABLE TENNIS Tournament” do të fillojë në ora 12:00, më datën 21 shkurt 2021, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ndërsa paraqitja për të marrë pjesë duhet të bëhet më së largu deri me 20 shkurt, në ora 20:00.

Fituesit e këtij turneu do të shpërblehen me medajle dhe me çmime monetare, ku vendi i parë do të merr 40€, vendi i dytë 25€ dhe vendi i tretë 15€.

Pjesëmarrja në këtë turne kushton 5€, ndërsa regjistrimi i pjesëmarrësve mund të bëhet përmes faqes së Priping në facebook.

Turneu do të organizohet duke respektuar të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera