Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Prishtina anulon mbledhjen e kuvendit

Prishtina anulon mbledhjen e kuvendit


18 January, 2021 @20:11

Skuadra e Prishtinës nuk ka mbajtur mbledhjen e kuvendit të klubit, e cila ishte paraparë të mbahej sot.

Lajmin e anulimit të mbledhjes e bëri të ditur faqja e klubit duke njoftuar për datën e re, derisa arsyet u thanë se janë teknike dhe organizative.

“Për shkaqe dhe arsye teknike e organizative kuvendi i KH Prishtina nuk do të mbahet sot, por të enjten nga ora 16:00,” thuhet shkurt në njoftimin e klubit.

Në mbledhjen e kuvendit pritet të zgjedhet kryesia e re e klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera