NGA INFORMATORI

Fotot: KBPrishtina/ fb & KBPeja/ fb
Prishtina dhe Peja dënohen nga KG, për duelet e dyta gjysmëfinale
28 April, 2025 @11:08
Janë publikuar dënimet nga KG i FBK-së pas ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale, ku Prishtina mposhti Trepçën, ndërsa Peja Bashkimin. Duelet e zhvilluara në mesjavën e shkuar i takuan vendasve, ndërsa seritë u patën barazuar në 1-1.
Prishtina si klub është dënuar me 1 mijë e 400 euro, kurse Peja si klub me 700 euro. Bardhekaltërit kanë marrë dënimet për shkak të sharjeve në kor ndaj skuadrës mysafire dhe mosrespektim të himnit shtetëror të Kosovës. Ndërkaq, Peja është dënuar për sharje në kor në drejtim të skuadrës mysafire.
SKEMA E PLAYOFFIT DHE ORARI I NDESHJEVE TJERA
Sa i përket individëve, akterëve të ndeshjeve, janë dënuar për gabime teknike Donte Clark i Prishtinës dhe Michael Myers i Trepçës, secili me nga 200 euro.
Përballjen e dytë të serisë gjysmëfinale të playoffit Prishtina - Trepça e gjykuan Yener Yilmaz, Zafer Yilmaz dhe Ali Sakaci. Ndërkaq atë Peja - Bashkimi e gjykuan Zafer Yilmaz, Zoran Mitrovski dhe Ali Sakaci.