HENDBOLL
Prishtina nesër nis nikoqirllëkun për kualifikimet e “Euro 2022”
2 June, 2021 @17:03
Pallati i Rinisë dhe i Sporteve në Prishtinë nga nesër do të jetë arenë e ndeshjeve të fazës së parë të kualifikimeve në Grupin A për Kampionatin Evropian “EURO 2022”, në konkurrencën e vajzave në hendboll.
Përfaqësuesja jonë, si nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi, do ta zhvillojë nesër (e enjte) ndeshjen e saj të parë përballë përfaqësueses së Qipros, duke filluar nga ora 19:30.
Më pas, të premtën do të luajmë kundër Luksemburgut, derisa ndeshjen e tretë dhe të fundit e luajmë të dielën kundër Portugalisë.
Pas këtyre ndeshjeve, fituesi i grupit do të avancojë tutje duke vazhduar rrugëtimin për në EURO 2022.
Në Prishtinë gjatë këtyre tri ditëve (3-6 qershor) do të zhvillohen edhe ndeshjet e përfaqësuseve të tjera mes veti nga Grupi A.
Orari i plotë i ndeshjeve është si më poshtë.