XHUDO
Kosova me 5 xhudistë në Kampionatin Botëror, mungon ylli kryesor
25 May, 2021 @16:54
Shteti i Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos do të garojë me 5 xhudistë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Federata e Xhudos së Kosovës nëpërmjet një njoftimi.
Pjesë e ekipit kosovar në Botëror nuk do të jetë medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi, sikurse që do të mungojë edhe xhudistja tjetër e suksesshme Loriana Kuka.
Kampionati Botëror i Xhudos do të mbahet në Budapest të Hungarisë në datat 6-13 qershor.
Xhudistët që do të marrin pjesë janë:
1.Distria Krasniqi (-48kg)
2.Nora Gjakova (-57kg)
3.Flaka Loxha (-57kg)
4.Laura Fazliu (-63kg)
5.Akil Gjakova (-73kg)