KARATE
Nishevci flet pas medaljes historike, shpreh mirënjohje për këta persona…
22 May, 2021 @19:33
Karateisti kosovar, Herolind Nishevci, ka arritur sukses historik duke e fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë që u mbajt në Poreç të Kroacisë.
Ai nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka bërë një postim ku ka shprehur mirënjohje për disa persona në veçanti.
“Vendi i tretë në Kampionatin Evropian të karatesë. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Shqipe Zogianit, Fehmi Mahallës, Asdren Myrtaj dhe po ashtu edhe ndaj klubit Olimp dhe Ippon. Po ashtu e falënderoj Federatën e Karatesë së Kosovës në krye me Ismet Krasniqin dhe me selektorët. Falënderimi më i madh i takon Zotit dhe familjes time”, ka shkruar ai.
Nishevci ka fituar medaljen e vetme të Kosovës në Evropian.
Ai në finalen e kategorisë +84kg, e mposhti karateistin nga Azerbejxhani, Asiman Gurbanli.