Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARATE

Fortesa Orana, e pesta në Evropian

Fortesa Orana, e pesta në Evropian


22 May, 2021 @13:41

Karateistja jonë, Fortesa Orana, u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu.

Orana me këtë rezultat përfundoi e pesta në Kampionatin Evropian që po mbahej në Poreç të Kroacisë, në kategorinë +68 kg ku mori pjesë.

Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Nga ky Evropian medaljen e vetme për Kosovën e fitoi karateisti Herolind Nishevci, i cili fitoi medalje të bronztë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera