AUSTRALIAN GP
Raikkoneni fantastik
17 March, 2013 @10:53
Kampioni botëror i vitit 2007 nga Finlanda, Kimi Raikkonen, shkoi për fitore me strategjinë e dy ndaljeve dhe kaloi vinë e finishit 12.4 sekonda para Fernando Alonsos me Ferrari.
Kampioni i trefishtë botëror, Sebastian Vettel, arriti që të zë vendin e fundit në podium, duke e marrë vendin e tretë me Red Bullin e tij, e duke pasur probleme me gomat gati gjatë gjithë garës.
Bashkëngasësi i Alonsos, braziliani Felipe Massa, arriti në cak i katërti para kampionit të vitit 2008, Lewis Hamilton, i cili zhvilloi garën e parë me Mercedesin e tij pas kalimit aty nga McLareni.
Mark Webber i Red Bullit ka pasur start të tmerrshëm, për të rënë në vendin e 12-të, e deri në fund të garës përfundoi i gjashti.
TOP 10 NË AUSTRALIAN GP:
1 | Kimi Raikkonen | Lotus | 25 pikë | |
2 | Fernando Alonso | Ferrari | 18 pikë | |
3 | Sebastian Vettel | Red Bull | 15 pikë | |
4 | Felipe Massa | Ferrari | 12 pikë | |
5 | Lewis Hamilon | Mercedes | 10 pikë | |
6 | Mark Webber | Red Bull | 8 pikë | |
7 | Adrian Sutil | Force India | 6 pikë | |
8 | Paul Di Resta | Force India | 4 pikë | |
9 | Jenson Button | McLaren | 2 pikë | |
10 | Romain Grosjean | Lotus | 1 pikë |