INDIAN WELLS
Rikthim i shkëlqyer
15 March, 2013 @15:29
Pas shtatë muaj pauze për shkak të lëndimit, spanjolli Rafael Nadal është rikthyer në terrenet e tenisit në turneun Indian Wells Master.
Në duelin çerekfinal, Nadal arriti ta mposht numrin dy të tenisit botëror, Roger Federer, duke fituar me rezultat 2-0 në sete.
Setin e parë spanjolli e fitoi me rezultat 6-4, ndërsa të dytin me rezultat 6-2.
Në gjysmëfinale Nadal do të përballet me tenistin çek, Tomas Berdych.
“Pas një pauze shtatë muajshe jam shumë i lumtur që u kualifikova në gjysmëfinale. Ishin dy sete shumë të lodhshme. Më duket se Federer kishte një lëndim pasi që nuk luftoi si zakonisht. Nuk ishte aq i rehatshëm sa që ta rikthejë rezultatin. Që të dy u munduam ta luajmë lojën më të mirë,” tha pas fitores Nadal.