TENIS
Festa e Kosovës në ITF
4 March, 2013 @19:47
Dita botërore e tenisit, e cila është sot, ka qenë fatlume për Kosovën. Federata Ndërkombëtare e Tenisit e cila ende nuk e ka pranuar Kosovën në gjirin e saj për shkak të arsyeve të njejta si në shumë sporte tjera të popullarizuara - ka paraqitur fotografitë nga ngjarjet e organizuara nga Federata e Tenisit të Kosovës në faqen zyrtare të saj në Facebook.
Kreu i Federatës së Tenisit të Kosovës, Shkëlzen Domi, beson se vetë dalja e Kosovës në këtë faqe është shumë domethënëse.
Festa e ditës së tenisit është mbajtur në shumë vende të botës dhe është festuar në mënyra të ndryshme, ndërsa ITF në mesin e shumë shteteve i ka dhënë hapësirë edhe të rinjëve kosovar.