WBA
Kosovari Tatli, kampion
10 March, 2013 @15:06
Boksieri kosovar nga Prizreni, Edis Tatli, ka fituar shiritin e kampionit të WBA-së (World Boxing Association) në kategorinë e peshave të lehta duke e mposhtur me vendim të secilit gjyqtarë Felix Loranin nga Republika Dominikane.
“Ka qenë luftë e madhe. Publiku më inkurajoi dhe me përkrahje e tyre fitova vetëbesim dhe trimëri,” ka thënë ai për portalet sportive finlandeze pas fitores.
Tatli 20 vjeçar, pas kësaj fitoreje është duke e shikuar mundësinë që të përgatitet për të fituar titullin e kampionit europiane, që duket të jetë një synim real.
Prizrenasi, ish kampion në versionin EU-EBU e braktisi titullin vakant, për ta fituar titullin WBA Interkontinental.