CHINA GP
Rekord karriere në fitoren e Hamiltonit
20 April, 2014 @11:04
Britaniku Lewis Hamilton ka arritur që të shënojë fitoren e radhës, të tretën me radhë në Kampionatin Botëror të Formula 1, duke triumfuar lehtë në garën për Çmimin e Madh të Kinës.
Ai dhe bashkëpiloti, Nico Rosberg që morri vendin e dytë kanë përfunduar garën në dy vendet e para duke vërtetuar dominimin e Mercedesit. Rosberg ka arritur që të dalë në pozitën e dytë pas startit jo të mirë duke e tejkaluar Fernando Alonson e Ferrarit.
E spanjolli dhe ish kampioni i Formula 1, Alonso, ka arritur që të mposht Daniel Ricciardon e Red Bullit për të zënë pozitën e fundit në podium, të tretën.
Një kampion i pakënaqur me performancë, Sebastian Vettel, ka përfunduar garën i pesti, duke qenë më i dobët sesa bashkëpiloti i tij Ricciardo për herë të dytë me radhë.
TOP 5 GARUESIT, tabela aktuale pas CHINA GP:
1 | Nico Rosberg (GJER) | Mercedes | 79 pikë | |
2 | Lewis Hamilton (BRIT) | Mercedes | 75 pikë | |
3 | Fernando Alonso (SPA) | Ferrari | 41 pikë | |
4 | Nico Hulkenberg (GJER) | Force India | 36 pikë | |
5 | Sebastian Vettel (GJER) | Red Bull | 33 pikë |
TOP 5 KONSTRUKTORËT, tabela aktuale pas CHINA GP:
1 | Mercedes | 154 pikë | ||
2 | Red Bull | 57 pikë | ||
3 | Force India | 54 pikë | ||
4 | Ferrari | 52 pikë | ||
5 | McLaren | 43 pikë |