Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHINA GP

Hamilton niset i pari në Kinë

REUTERS

Hamilton niset i pari në Kinë


19 April, 2014 @18:44

Britaniku Lewis Hamilton është treguar më i shpejti sot në garën për Pole Position. Ai ka arritur të përfundojë xhiron në shtegun kinez më së shpejti dhe do të niset i pari në garën e nesërme. 

Fituesi i dy garave të kaluara, Hamilton, ka arritur kohën prej 53.860 sekondave përkundër shiut që binte gati gjatë gjithë kohës, para Daniel Ricciardos së Red Bullit, që u vonua për gjysmë sekondi. 

I treti nesër do të niset kampioni aktual i Formula 1, Sebastian Vettel. 

Nëse arrin fitore Hamilton me Mercedesin e tij, do të del në vendin e parë të renditjes tabelare, duke e kaluar bashkëpilotin e tij që është lider aktualisht, Nico Rosberg. Natyrisht nëse ky i fundit nuk arrin tre vendet e para. 



Pole Position në China GP:

Lewis Hamilton Mercedes
Daniel Ricciardo Red Bull
Sebastian Vettel Red Bull
Nico Rosberg Mercedes
Fernando Alonso Ferrari


RENDITJA E PILOTËVE, para China GP:

1 Nico Rosberg Mercedes 61
2 Lewis Hamilton Mercedes 50
3 Nico Hulkenberg Force India 28
4 Fernando Alonso Ferrari 26
5 Jenson Button McLaren 23

 
Të gjitha lajmet nga Motosports