ATP Dubai
Federer mposht Djokovicin, shkon në finale
28 February, 2014 @19:42
Në turneun ATP të Dubait, ish numri një në botë, Roger Federer, do të luajë në finale.
Tenisti zviceran megjithëse e humbi setin e parë, arriti ta mposht serbin Novak Djokovic me rezultat 2-1 në sete.
Federer me një performancë të shkëlqyer arriti që të triumfoj pas dy vjetëve kundër serbit Djokovic.
Në finale Federer do të përballet me Philipp Kohlschreiberin, i cili në gjysmëfinale e mposhti çekun, Tomas Berdych.