PROKURORIA
Mbyllet rasti Schumacher
17 February, 2014 @19:49
Hulumtimet për të gjetur shkaktarin e përplasjes së Michael Schumacherit nuk kanë dhënë rezultat dhe rasti është mbyllur, kanë njoftuar mediat e huaja sot.
Legjenda gjermane e Formula 1, Schumacher, i cili u aksidentua më 29 dhjetor të vitit të kaluar në alpet françeze është në komë prej asaj dite dhe ende nuk dihet për fatin e tij nëse do të mund të kthehet në gjendje siç ishte.
“Asnjë person nuk është gjetur të jetë i dyshuar për rastin Schumacher. Hulumtimi i nisur për të gjetur shkaqet dhe pasojat e aksidentit në skijim të Michael Schumacherit janë mbyllur më 12 shkurt 2014,” ka thënë Patrick Quincy, prokuror i rastit.
Që prej ditës kur mjekët treguan për një sinjal me kapakë të syve nga Schumacher, për provat e daljes nga koma, nuk është lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për fatin e gjermanit.