REKORDI
Thyhet rekordi i Bubkas
15 February, 2014 @19:53
Legjenda e atletikës ruse, Sergey Bubka, mbante rekordin në kërcim me shkop që nga viti 1993, kur në Ukrainë kishte arritur të kërcente lartësinë prej 6.15 metra.
“Rekord botëror! 6.16 metra në tentimin e parë! Kjo është e pabesueshme, jam në ajër,” shkroi menjëherë pas garës së sotme, françezi Renaud Lavillenie i cili ka arritur që të regjistrojë rekordin e ri botëror në këtë disciplinë olimpike sot.
Për më tepër Bubka ka uruar françezin në rrjetin social Twitter duke thënë se është tejet i lumtur që Lavillenie e ka arritur këtë në shtëpinë e tij.