OLIMPIADA DIMËRORE
Bjorndalen i artë me 40 vjet
8 February, 2014 @17:24
Ole Einar Bjorndalen me 40 vjetët e tij ka arrritur të barazojë rekordin e medaljeve të fituara nga bashkëkombasi i tij Bjorn Daehlie, duke e fituar medaljen e 12-të të artë sot në Sochi.
Biatlonisti Bjorndalen që tash ka 7 medalje të arta në emër të tij, ka dështuar në vetëm një shënjestër gjatë gjuajtjes me pushkë, derisa ka skijuar rrjedhshëm për të mposhtur austriakun Dominik Landerstinger, që morri medaljen e argjendtë për 1.3 sekonda më shumë, e Jaroslav Soukupin e Çekisë me 5.7 sekonda më shumë që përfundoi i treti.