OLIMPIADA DIMËRORE
Kotsenburg, merr të artën e parë në Sochi
8 February, 2014 @16:16
Amerikani Sage Kotsenburg është njeriu i parë që ka marrë medaljen e artë në Olimpiadën dimërore Sochi 2014. Një ngasje stilistike e tij me snowboard i ka dhënë atij 93.50 pikë nga gjyqtarët - që ka qenë e mjaftueshme për të marrë medaljen e parë të artë në ngjarjen që ia nisi në Sochi të Rusisë.
“Jam tejet i emocionuar. Nuk di çka të them, as nuk e kam idenë se çka po ndodhë. Kjo është gjëja më e madhe që më ka ndodhur ndonjëherë,” ka thënë ai pas marrjes së medaljes.
Staale Sandbech i Norvegjisë ka marrë medaljen e argjendtë, derisa kanadezi Mark McMorris me 88.75 pikë ka marrë të bronztën.