MICHAEL SCHUMACHER

REUTERS
Fillon procesi delikat i zgjuarjes nga koma
30 January, 2014 @19:41
Shtatë herë kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, që i mbushi 45 vjet në spital të Grenobleit në gjendje kome, do të futet në një proces tejet delikat mjekësor nga mjekët në Francë.
Ai u rrëzua derisa skijonte duke e goditur me kokë një shkëmb, derisa u fut në komë me qëllim nga mjekët për tu shëruar dhe për të pasur intervenime kirurgjike dy herë në tru.
Familja e Schumacherit ka falenderuar edhe njëherë gjithë botën për përkrahjen e parezerëvë që po i bëhet Michaelit, derisa profesori i neurologjisë në Universitetin e Bordeauxsë, Jean-Marc Orgogozo, është cituar nga Daily Mail duke thënë:
”Çdo ditë, çdo javë në koma sipas gjasave situata është duke u përmirësuar.”
Policia françeze pas hulumtimit të rastit pat thënë se Schumacher nuk ka qenë në shpejtësi të madhe duke skijuar para aksidentit. Ai ka skijuar me shpejtësi nën normale.